proculin tears

Përdoret për:

  • trajtimin e “ syve të thatë”;
  • higjienë të përditshme të syve.

Përdorimi

Është tretësirë për njomjen e syve që përmban hialuronat natriumi 0,2%, i cili zbut:

  • irritimin e syve;
  • ndjenjën e djegies dhe thatësisë së syve;;
  • ndjesinë se keni një trup të huaj brenda syve;

Këto simptoma shkaktohen nga:

  • dukuri natyrore (era, dielli ose ajri i thatë);
  • uji i kripur;
  • tymi;
  • drita e tepërt;
  • aparatet e ajrit të kondicionuar;
  • qëndrimi i gjatë para kompjuterit;
  • operacionet në sy;
  • konjunktiviti;
  • përdorimi i thjerrëzave të kontaktit.

Cili është roli themelor i lotëve artificialë?

Gjendja e quajtur “ sy të thatë “ është e pashërueshme, megjithatë për trajtimin e saj mund të ndërmerren më shumë hapa.

Në radhë të parë mund të përdoren lot artificialë.

Në rastet kur kjo gjendje tashmë është bërë kronike nevojitet që tretësira të përdoret vazhdimisht, madje edhe atëherë kur keni ndjesi të pakëndshme në

Prania e acidit hialuronik e bën Proculin TEARS-in një zëvendësim të shkëlqyeshëm të lotëve artificialë. Ky acid është një materie natyrore që ndodhet te lotët dhe është përgjegjës për ndjenjën e rehatisë në sipërfaqen e syve dhe përmirëson njëkohësisht stabilitetin e cipës së lotëve. Efikasiteti dhe siguria e tij janë dëshmuar edhe klinikisht .


Mënyra e përdorimit

2-3 në ditë nga një pikë.


Paketimi dhe mënyra e blerjes

Kutiza e kartonit përmban 1 shishe plastike me 10 ml tretësirë dhe fletën e udhëzimit për përdoruesin . Tretësira Proculin TEARS është përgatesë mjekësore ndihmëse e cila mund të blihet edhe pa recetën e mjekut ( PR ).