Është tretësirë që përdoret për :

  • dezinfektim
  • mbrojtje
  • pastrim
  • njomje dhe
  • lubrifikim të thjerrëzave Tuaja.

Cili është roli themelor i tretësirës për thjerrëzat e kontaktit?

Kjo tretësirë në radhë të parë përdoret për pastrimin e thjerrëzave ashtu që largon shtresën e proteinave dhe të yndyrave nga cipa e lotëve. Tretësira i dezinfekton thjerrëzat dhe largon pjesën më të madhe të mikroorganizmave në sipërfaqen e tyre, duke e bërë më të rehatshme mbajtjen e tyre.

Acidi hialuronik i pranishëm në këtë tretësirë është një materie natyrore e cila është pjesë cipës së lotëve duke mundësuar stabilitetin e saj. Ky acid zvogëlon ndjeshmërinë e kornesë, prandaj Proculin LENS Travel Pack rekomandohet edhe te njerëzit me sy të ndjeshëm.


Përdorimi i gabuar dhe i shpeshtë i thjerrëzave

Si pasojë e :

  • aplikimit të thjerrëzave me duar të papastra
  • përdorimit të thjerrëzave pas daljes së afatit
  • moslargimit të tretësirës të pranishme në kutinë e thjerrëzave
  • ekspozimit të thjerrëzave në ujë
  • bartjes së tretësirës nga një kuti në tjetrën

Përdorimi i shpeshtë i thjerrëzave mund të shkaktojë këto efekte:

  • prishjen e stabilitetit të cipës së lotëve
  • rritjen e ndjeshmërisë së kornesë dhe irritimin e saj

Përdorimi i Proculin LENS Travel Pack-it mënjanon ose minimizon këto simptoma.


Mënyra e përdorimit:

  • 1.Duart të lahen dhe të thahen mirë
  • 2.Thjerrëzat hiqen dhe të lahen në pëllëmbë të dorës në të dyja anët me sasi të vogël nga tretësira, dhe pastaj të shpëlahen
  • 3.Thjerrëzat njomen me tretësirë dhe mbyllen në vendin e caktuar
  • 4.Për një dezinfektim sa më të mirë thjerrëzat lërini në tretësirë më së paku 4 orë, ose akoma më mirë gjatë gjithë natës
  • 5.Tundeni kutinë lehtazi
  • 6.Thjerrëzat janë gati për t`u vënë
  • 7.Tretësira hiqet dhe kutia mbyllet

Kutia antibakterore për thjerrëzat

Brenda pakos Proculin LENS Travel Pack si dhuratë keni kutinë antibakterore për thjerrëza. Përbërja e saj pengon praninë dhe rritjen e baktereve dhe kërpudhave në tretësirë dhe me të sigurohet pastërtia e vetë thjerrëzave. Kjo kuti përmban propilen dhe jone të argjendit të cilët kanë veprim antibakteror sa herë që kutia mbushet me tretësirën Proculin LENS Travel Pack.


Paketimi

Proculin LENS Travel Pack-është në dispozicion në paketim ekonomik dhe praktik prej 100 ml, i përshtatshëm për udhëtim.


Mënyra e blerjes

Proculin LENS Travel Pack-i është përgatesë mjekësore ndihmëse e cila mund të merret edhe pa recetën e mjekut (PR) .