Është tretësirë që përdoret për :

  • dezinfektim
  • mbrojtje
  • pastrim
  • njomje dhe
  • lubrifikim të thjerrëzave Tuaja.

Cili është roli themelor i tretësirës për thjerrëzat e kontaktit?

Kjo tretësirë në radhë të parë përdoret për pastrimin e thjerrëzave ashtu që largon shtresën e proteinave dhe të yndyrave nga cipa e lotëve. Tretësira i dezinfekton thjerrëzat dhe largon pjesën më të madhe të mikroorganizmave në sipërfaqen e tyre, duke e bërë më të rehatshme mbajtjen e tyre.

Acidi hialuronik i pranishëm në këtë tretësirë është një materie natyrore e cila është pjesë cipës së lotëve duke mundësuar stabilitetin e saj. Ky acid zvogëlon ndjeshmërinë e kornesë, prandaj Proculin LENS rekomandohet edhe te njerëzit me sy të ndjeshëm.


Përdorimi i gabuar dhe i shpeshtë i thjerrëzave

Si pasojë e :

  • aplikimit të thjerrëzave me duar të papastra
  • përdorimit të thjerrëzave pas daljes së afatit
  • moslargimit të tretësirës të pranishme në kutinë e thjerrëzave
  • ekspozimit të thjerrëzave në ujë
  • bartjes së tretësirës nga një kuti në tjetrën

Përdorimi i shpeshtë i thjerrëzave mund të shkaktojë këto efekte:

  • prishjen e stabilitetit të cipës së lotëve
  • rritjen e ndjeshmërisë së kornesë dhe irritimin e saj

Përdorimi i ProculinLENS-it mënjanon ose minimizon këto simptoma.


Mënyra e përdorimit:

  • 1.Duart të lahen dhe të thahen mirë
  • 2.Thjerrëzat hiqen dhe të lahen në pëllëmbë të dorës në të dyja anët me sasi të vogël nga tretësira, dhe pastaj të shpëlahen
  • 3.Thjerrëzat njomen me tretësirë dhe mbyllen në vendin e caktuar
  • 4.Për një dezinfektim sa më të mirë thjerrëzat lërini në tretësirë më së paku 4 orë, ose akoma më mirë gjatë gjithë natës
  • 5.Tundeni kutinë lehtazi
  • 6.Thjerrëzat janë gati për t`u vënë
  • 7.Tretësira hiqet dhe kutia mbyllet

Kutia antibakterore për thjerrëzat

Brenda pakos ProculinLENS si dhuratë keni kutinë antibakterore për thjerrëza. Përbërja e saj pengon praninë dhe rritjen e baktereve dhe kërpudhave në tretësirë dhe me të sigurohet pastërtia e vetë thjerrëzave. Kjo kuti përmban propilen dhe jone të argjendit të cilët kanë veprim antibakteror sa herë që kutia mbushet me tretësirën ProculinLENS.


Paketimi

ProculinLENS-in mund ta gjeni në pako praktike dhe ekonomike prej 400 ml, sasi e cila mjafton për më së paku 30 ditë.


Mënyra e blerjes

ProculinLENS-i është përgatesë mjekësore ndihmëse e cila mund të merret edhe pa recetën e mjekut (PR) .