prokulin eye drops
  • i sigurt
  • i efektshëm
  • me veprim të shpejtë

Përbërja:

1 ml nga tretësira përmban 0,3 mg klorhidrat nafazoline .

Klorhidrati i nafazolinës është substancë që shkakton ngushtimin e enëve të gjakut të syve duke zvogëluar kështu skuqjen e tyre.


Përdorimi:

Proculin-i zbut skuqjen dhe kruajtjen e syve të shkaktuara nga ngacmues të ndryshëm, si:

  • pluhuri;
  • tymi;
  • smogu;
  • të ftohtët;
  • era;
  • dielli;
  • rrezatimi i TV-së;
  • notimi;
  • përdorimi i thjerrëzave;
  • puna me sende fare pranë syve.

Përvec kësaj, Proculin-i i largon simptomat e alergjive të syve të shkaktuara nga:

  • poleni;
  • bari;
  • qimet e kafshëve, etj.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit:

Zakonisht 1-2 pika futen drejt në ( sytë ), më së shumti 4 herë në ditë.


Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit:

3-4 ditë.


Si ta hapni paketimin:

  • hapeni kapakun;
  • hiqeni unazën;
  • mbylleni kapakun edhe një herë mirë që hapet mbyllësja ;
  • hapeni dhe përdoreni .

Paketimi dhe mënyra e blerjes:

Kutiza e kartonit përmban 1 shishe plastike me 10 ml tretësirë si dhe fletën e udhëzimit për përdoruesin. Proculin-i mund te merret edhe pa recetën e mjekut ( PR).