"Prokulini i moçëm që e njohim të gjithë tashmë ka një ambalazh të ri dhe modern. Bashkë me të vjen edhe tretësira për pastrimin e thjerrëzave Tuaja...."

Ku e keni dëgjuar këtë?

Po, keni të drejtë, kjo është linja e re e prodhimeve për kujdes të plotë të syve e Sh.A. Alkaloidit – Shkup.

Brendi i famshëm Proculin, i pranishëm që nga viti 1967 dhe i shitur në aq shumë vende, ka vite që është kthyer në sinonim për trajtimin e skuqjes dhe kruajtjes së syve. Prania e tij shumëvjeçare në treg dëshmon për efikasitetin dhe sigurinë e tij.

Në linjën për kujdes të gjithanshëm të syve, përvec Proculinit ndodhet edhe produkti Proculin TEARS-i ( lot artificialë ), për higjienë ditore të syve dhe për një ndjenjë rehatie të tyre, si dhe Proculin LENS-i -për pastrim, dezinfektim dhe mirëmbajtje të thjerrëzave të kontaktit.

Pse të zgjidhni Proculin-in?

Për shkak se ai është zgjedhja më e mirë për trajtimin e skuqjes dhe kruajtjes së syve të shkaktuara nga :

  • pluhuri;
  • tymi ose smogu;
  • të ftohtë, era ose dielli;
  • rrezatimi nga TV-ja;
  • notimi;
  • përdorimi i thjerrëzave të kontaktit;
  • puna me sende fare pranë syve.
PSE TË ZGJIDHNI PROCULINTEARS-in (lot artificialë)?

Përdorimi i tyre ju ndihmon jo vetëm në higjienën e syve, por ju ofron ndjenjë rehatie dhe kënaqësie gjatë gjithë ditës. Ky produkt rekomandohet për trajtimin e gjendjes së quajtur “ sy të thatë”, e cila shoqërohet me:

  • dhimbje;
  • mbindjeshmëri ndaj dritës;
  • djegie të syve dhe ndjesi të trupit të huaj në sy;
  • skuqje;
  • kruajtje

Produkti ProculinTEARS përmban substancën natyrore të quajtur acid hialuronik, i cili është përbërës i lotëve natyrorë.

Pse të zgjidhni produktin PROCULINLENS?

Për shkak se ky produkt është zgjedhja më e mirë për trajtim dhe higjienë të thjerrëzave Tuaja. Kjo tretësirë mundëson :

  • dezinfektimin;
  • mbrojtjen;
  • pastrimin;
  • hidratimin;
  • lubrifikimin;
  • njomjen dhe
  • mënjanimin e shtresave proteinike të thjerrëzave Tuaja .

Këtë produkt mund ta gjeni në një paketim praktik dhe ekonomik prej 400 ml kurse si dhuratë ju jepet një kuti antibakterore për thjerrëzat Tuaja.

Pse të zgjidhni produktin PROCULIN LENS TRAVEL PACK?

Për shkak se ky produkt është zgjedhja më e mirë për trajtim dhe higjienë të thjerrëzave Tuaja. Kjo tretësirë mundëson :

  • dezinfektimin;
  • mbrojtjen;
  • pastrimin;
  • hidratimin;
  • lubrifikimin;
  • njomjen dhe
  • mënjanimin e shtresave proteinike të thjerrëzave Tuaja .

Proculin LENS travel pack - është në dispozicion në paketim ekonomik dhe praktik prej 100 ml, i përshtatshëm për udhëtim.